PAS NDESHJES
Policia serbe kontrolloi krejt futbollistët
15 October, 2014 @15:23
Policia serbe ka kontrolluar të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare një nga një dhe u ka përzier edhe valixhet në kërkim të telekomanduesit të kamerës ajrore që tronditi tifozët serb në stadium dje!!!
Pa kurrëfarë pardoni, forcat serbe kanë kërkuar nga të gjithë që të hapin çantat e tyre për të gjetur telekomandën!
Futbollistët kuqezi kanë deklaruar se kanë qenë psikikisht të dërrmuar pas ndodhive në fushë dhe kjo ka qenë një gjë e tepërt.
Në anën tjetër, edhe shtëpia e futbollit europian dhe botëror, UEFA E FIFA, kanë filluar të japin sinjale të para se po i dalin në mbrojtje të Serbisë, pas deklaratave politike të Michel Platini dhe Sep Blatter, duke zbutur fajet serbe dhe ngritur në qiell mesazhin nga flamuri që valonte te kamera fluturese.
Ajo që po kuptohet nga ngjarjet në vijim është se Serbia po nis mbrojtjen për telashet e mbrëmshme derisa në anën tjetër, tashmë mediat e huaja kanë paralajmëruar se edhe Shqipëria mund të sankcionohet!
Në fotografinë brenda artikullit mund të shihni edhe teknikun italian Gianni De Biasi, duke fotografuar atë që bëjnë pjesëtarët e policisë serbe, pasi që një gjë e tillë është e paparë në botë!