Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Portieri Alisson shënon, Liverpooli fiton

Portieri Alisson shënon, Liverpooli fiton


16 May, 2021 @20:56

Liverpooli e mposhti West Bromwichin me rezultat 1-2 dhe ka vazhduar shpresën për TOP 4 në Premier League.

Heroi i Liverpoolit në këtë ndeshje ishte portieri Alisson Becker. Portieri brazilian shpëtoi Liverpoolin jo me pritjet e tij, por duke shënuar në sekondën e fundit të shtesës me kokë nga harkimi i Alexander Arnoldit nga korneri.

Goli i parë i Liverpoolit erdhi nga Mohamed Salah në minutën e 33’, kurse skuadra vendase shënoi me Hal Robson Kanu në minutën e 15’.

Liverpooli me një pikë më pak se Chelsea gjendet në pozitën e pestë.

TABELA AKTUALE

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League