PAS KUALIFIKIMIT
Portieri Hoxha, merr nofkën e re
21 July, 2016 @12:39
Pas golit të shënuar gjatë gjuajtjes së penalltive dhe tre paradave që i bëri për të kualifikuar ekipin e tij në xhiron e tretë kualifikuese për Ligë të Kampionëve, portieri i Partizanit, Alban Hoxha, tashmë ka nofkën - Pirlo.
“Spontanisht gjuajta ashtu dhe u gëzova sepse i hapi rrugë skuadrës për kualifikim. Kur vjen puna te pika e bardhë nuk mendon asgjë, thjesht gjuan për të shënuar, pjesa tjetër është fat,” ka thënë Hoxha për mediat tiranase pas fitores së madhe të ekipit tiranas.
Partizani eliminoi Ferencvarosin e Hungarisë në rrugë për kualifikim në Ligë të Kampionëve.
Ndërsa Hoxha, që është edhe portieri i tretë i reprezentacionit të Shqipërisë, ka shënuar penalltinë në stilin ‘paneneka’.