FESTA
Partizani kalon, austriakët në ethe
21 July, 2016 @0:48
Partizani i Tiranës eliminoi pas penalltive kampionin e Hungarisë, Ferencvaros, ndërsa hero i ndeshjes ishte portieri Alban Hoxha, që mbrojti tre penallti dhe shënoi në stilin ‘panenka’ një gol nga penalltia.
Dy ndeshjet e përballjes përfunduan me rezultat 1-1, ndërsa në këtë të zhvilluar në Hungari, nuk kishte fitues as pas 15 minutave shtesë dhe gjithçka u desht të vendosej pas penalltive.
E aty, Partizani tha fjalën kryesore dhe siguroi përballjen me Salzburgun e Austrisë në xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Dueli i parë zhvillohet në Shqipëri më 26-27 korrik, ndërsa i kthimit në Austri me 2-3 gusht.