NË GJAKOVË
Shumë zëvendësime dhe barazim në fund
20 July, 2016 @19:28
Miqësorja e parë për skuadrat e Vëllaznimit dhe Lirisë përfundoi miqësisht sot në Gjakovë, ku skuadrat barazuan në fund 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar qetë pa gola, derisa Borozani.com ka qenë prezent në ndeshje dhe ka regjistruar një rast të mirë të Ilir Sylës dhe disa gjysmëraste në këtë pjesë.
Në pjesën e dytë erdhën golat. Pas një akcioni bukur të organizuar gjakovarët gëzuan tifozërinë e pranishme që kishte ardhur në numër të madh, pasi që Lorik Rudi konkretizoi akcionin në fund për avancimin 1-0.
Zëvendësimet nuk u ndalën në pjesën e dytë të ndeshjes dhe pak para fundit të takimit, Liria ka arritur të barazojë kur mbrojtës i ekipit, Visar Berisha, shënoi me kokë për 1-1.
Kjo ka qenë ndeshja e parë që Liria po e kalon nën drejtimin e Ramiz Krasniqit si trajner, derisa Vëllaznimi ka treguar se ka potencial për të kërkuar Superligën në stinorin që vjen.