THERANDË
450 mijë euro për stadiumin e Ballkanit
20 July, 2016 @14:40
Përmes një memorandumi të nënshkruar, Minstria e Kulturës, Rinisë e Sportit në bashkëpunim me Komunën e Therandës kanë vendosur që të investojnë në rregullimin e stadiumit të skuadrës së Ballkanit nga Theranda.
Shuma që do të investohet raportohet të jetë 450 mijë euro, ku 277 mijë euro do të investohen nga Ministria, kurse 173 mijë nga Komuna e Therandës.
Rregullimi i stadiumit do të bëhet në periudhën 2016-2017.