MIQËSORE
Drenica nis miqësoret me fitore
20 July, 2016 @8:45
Futbollistët e Drenicës kanë nisur miqësoret parasezonale me fitore.
Ekipi kuqezi nga Skenderaji ka shënuar fitore ndja Ramiz Sadikut nga Liga e Parë, me rezultat 2-0 dje.
Golashënues për ekipin drenicak kanë qenë dyshja Hysen Tahiri dhe Arb Manaj.
Drenica siguroi Superligën për këtë stinor përmes ndeshjes së barazhit, kur mposhti Dukagjinin e Klinës. Ndërkaq Ramiz Sadiku i Prishtinës është treguar stabil në Ligë të Parë stinorin e kaluar duke përfunduar në pozitën e shtatë.