SHKODRANI
Vajushi ndërron ambient në Itali
20 July, 2016 @20:48
Mesfushori shkodran që luante për Livornon në stinorin e kaluar, Armando Vajushi, zyrtarisht është anëtar i ri i ekipit nga Serie B, Pro Vercelli.
Vajushi 24 vjeç, që nga stinori 2011/12 është duke luajtur jashtë Shqipërisë, kur kaloi nga Vllaznia e Shkodrës në Litex të Bullgarisë, ndërsa prej stinorit 2014/15 është pjesë e ekipeve italiane, kur kaloi së pari në Chievo e pastaj edhe në Livorno.