GJERMANI DEKLAROHET
Gomez s’kthehet te Besiktas, shkak politika
20 July, 2016 @19:45
Për shkak të trazirave politike që ndodhën në Turqi në natën e së premtes, sulmuesi gjerman i ekipit të Besiktasit, Mario Gomez, përfundimisht ka marrë vendim që të mos kthehet edhe për një stinor te ekipi nga Stambolli.
Gomez ka qenë golashënuesi më i mirë i Besiktasit dhe i Superligës turke stinorin e kaluar, ndërsa ka qenë ndër më meritorët që i ka sjellë bardhezinjëve nga Stambolli titullin e parë të kampionit pas 6 stinorëve pa të.
“Vendimi im është plotësisht i bazuar në situatën politike të ditëve të fundit! Nuk ka asnjë arsye tjetër për moskthimin tim në Stamboll. Shpresoj që të më kuptoni. Tifozë të Besiktasit, më besoni që është shumë e vështirë për mua t’ju them jo, por në një ditë më të bukur në vendin tuaj, do të doja të kthehem,” ka shkruar ndër të tjera Gomez në llogarinë e tij personale të Instagramit sot, duke kumtuar vendimin.
Besiktas ka të garantuar Ligën e Kampionëve këtë stinor.