Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE: FINALJA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve!

Portugalia fiton Ligën e Kombeve!


9 June, 2019 @22:38

Portugalia është fituesja e edicionit të parë të Ligës së Kombeve!

Pas fitores ndaj Zvicrës në gjysmëfinale, Portugalia fitoi me rezultat 1-0 ndaj Holandës në finale, për ta fituar kështu Ligën e Kombeve.

Kampioni në fuqi i Evropës golin e gjeti në pjesën e dytë, kur pas një asistimi fantastik nga maestro Bernardo Silva, Guedes shënoi me të djathtën, gol i cili i mjaftoi portugezëve për ta mbyllur ndeshjen me fitore dhe për ta mbajtur trofeun në shtëpi, me ndeshjet gjysmëfinale e finale që u zhvilluan pikërisht në Portugali.

Lojtari më i mirë i ‘Final Fourit’ të Ligës së Kombeve u zgjodh Bernardo Silva, derisa ‘Lojtari më i mirë i ri’ u zgjodh De Jong, mesfushori i ardhshëm i Barcelonës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve