Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE: IRLANDA VERIORE - GREQIA

Poyet e nis mbarë me Greqinë, sfida e radhës Kosova

Poyet e nis mbarë me Greqinë, sfida e radhës Kosova


2 June, 2022 @23:00

Ish-lojtari i njohur uruguajan, tash përzgjedhës i Greqisë, Gustavo Poyet, ka nisur mbarë aventurën e tij me kombëtaren helene të futbollit, pasi që në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve ka mposhtur Irlandën Veriore me rezultat minimal, jashtë 0-1 [Antonios Bakasetas 39].

Për fitoren e grekëve, ka mjaftuar goli i sulmuesit të Trabzonsporit, Bakasetas, që ka shënuar pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa Greqia ka marrë tri pikët e para në grup.

TABELA AKTUALE

Mundi i veriirlandezëve në pjesë të dytë për të shënuar nuk ka mjaftuar dhe skuadra e drejtuar nga Ian Baraclough është ndarë kokulur nga ndeshja.

Greqia tash do të jetë mysafire e Kosovës, të dielën në Fadil Vokrri të Prishtinës më 5 qershor. Kosova është takuar katër herë me Greqinë në përballjet e kaluara (dy herë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe dy herë në kuadër të kualifikimeve për Botëror) dhe asnjëherë nuk ka arritur të fitojë, derisa ka regjistruar një humbje dhe tri barazime!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve