Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Pozitiv në COVID-19 te Bournemouthi

Foto: theGuardian

Pozitiv në COVID-19 te Bournemouthi


24 May, 2020 @20:39

Skuadra e Premier Ligës angleze në futboll, Bournemouth, ka bërë të ditur se njëri nga dy të testuarit pozitiv për COVID-19 në ligë, është anëtar i tyre.

Personi në fjalë, që nuk është bërë i ditur nga ekipi nëse është lojtar, staf teknik i skuadrës apo personel, është vetizoluar tashmë për shtatë ditë - pas së cilës do të ritestohet.

Ndërsa BBC Sport ka theksuar se ai është njëri nga futbollistët e skuadrës.

Personi tjetër pozitiv në Premier Ligë nuk dihet ende se prej cilit ekip është dhe se a është futbollist.

Në Championship, dy individë të Hull Cityt janë testuar pozitiv në COVID-10, pas 1014 testeve të bëra në 72 orët e fundit në krejt kategorinë e dytë angleze të futbollit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League