PARA NDESHJES: SKENDERBEU-PARTIZANI
Pragmatik për 3 pikë
19 October, 2017 @10:17
Skënderbeu i Korçës, sot në Elbasan pret rivalin e Grupit B, Partizanin e Beogradit në përballjen që do të nis në ora 21:05.
As korçarët as beogradasit nuk kanë shënuar fitore në 2 ndeshjet e para të Grupit B, pas barazimeve me Young Boysin dhe humbjeve nga Dynamo Kiev.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka thënë se ekipi i tij do të kërkojë tre pikët në mënyrë pragmatike në këtë ndeshje, pasi që Partizani ka lojtarë cilësor në ekip.
“Rivali ka cilësi individuale shumë të mira, por ne kemi përvojën e duhur për të përballuar edhe ekipe të tilla,” ka thënë Daja në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme.
“Do të jemi pragmatik për të arritur tre pikëshin në këtë ndeshje. Duhet të komandojmë pjesën më të madhe të lojës dhe të mos i lejojmë kundërshtarët të ndërtojnë raste të rrezikshme,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Futbollistët e Skënderbeut, që po mbajnë ekipin në krye të Superiores aktualisht, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit mbrëmë në Elbasan Arena, ndërsa sot presin ndeshjen ku kërkojnë tre pikët e para të fazës grupore në Europa Ligë.