UEFA CORE PROGRAM
Tre gjyqtarë nga Kosova diplomojnë në UEFA Core
19 October, 2017 @8:35
Visar Kastrati, Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj janë paisur me diplomë te referimit UEFA Core Diploma, pasi që kaluan me sukses kriteret si përgatitja fizike, teknike, organzimi dhe qëndrimi/sjellja, ka bërë të ditur FFK.
Treshja e referëve premtues të deleguar nga FFK në programin UEFA Centre of Refereeing Excellence që i dedikohet gjyqtarëve premtues potencial, ka kryer me sukses të gjitha pikat e kërkuara nga qendra e referimit të UEFA-së, ndërsa Kastrati, Hyseni dhe Bicaj kanë qenë treshja e parë e dërguar nga Kosova.
UEFA Core është themeluar 7 vite më parë dhe drejtohet nga David Ellery, derisa trajner për gjyqtarët nga Kosova në këtë program kanë qenë Radan Miryanov për gjyqtarin kryesor e Leif Linderberg për asistent gjyqtarët.