KUPA E KOSOVËS: RRETHI I PARË
3 ndeshje të pazhvilluara dhe fitore 10-1 në Kupë
19 October, 2017 @8:25
Dje pasdite kanë përfunduar 14 ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, ku kanë qenë pjesëmarrëse të gjitha skuadrat e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
Nga 16 ndeshje që janë në program, 2 prej të cilave zhvillohen sot, 3 nuk u luajtën fare, ndërsa një fitues u vendos përmes penalltive e një tjetër pas vazhdimeve, derisa kishte edhe fitore të thella, 10-1!
Leshani - Dukagjini (N) nuk u zhvillua, pasi që skuadra vendase nuk u paraqit fare në terren. Dueli Raktoci - Besa (I) nuk u luajt për shkak se mysafirët nuk udhëtuan fare, derisa Ulpiana - Çeliku është pritur që të mos zhvillohet, për shkak se këta të fundit u tërhoqën nga gara disa ditë më parë.
Në duelet që u zhvilluan janë arritur këto rezultate:
Dardana - Istogu 1-2;
Xërxa - Përparimi 1-2;
Deçani - Sharri 4-3;
Ujvara (M) - Dardania 4-5;
Rinia - Drenoci 6-2;
Galaksia - Luftëtari 10-1;
Rilindja e Kosovës - Behari 0-3;
Dushkaja - Lepenci 2-1;
Lugu i Baranit - Tefik Çanga 5-2;
Vjosa - Minatori 2-2 (4-3) pas penalltive dhe;
Arbëria - Gryka 1-1 (3-1) pas vazhdimeve.
Fituesit e ndeshjeve të lartpërmendura kalojnë në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, bashkë me ekipet të cilat kanë pritur kundërshtarët në ndeshjet e pazhvilluara, për të cilat pritet Vendimi final i FFK-së.
Sot zhvillohen Bashkimi (Gj) - Vëllazëria dhe Kastrioti - Dardanët.