UEFA

borozani
Pranohemi në mars!
18 September, 2015 @18:51
Pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA, mund të realizohet gjatë muajit mars.
Çështja e Kosovës për pranim në institucionin më të lartë të futbollit europian do të diskutohet në Kongresin e radhës të UEFA-së, që do të mbahet më 23 mars të vitit 2016 në Budapest të Hungarisë.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur në Maltë, ka diskutuar për çështjen e Kosovës dhe ka vendosur që kërkesën e FFK-së për anëtarësim ta dërgojë në agjendën e Kongresit.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga UEFA, nëpërmjet jë njoftimi për media.