SEZONI 22/23 ME ZHVENDOSJE DATASH

PremierLiga arrin marrëveshje për pauzën gjatë “Katari 2022”
23 September, 2021 @15:38
Liga më e fortë e futbollit në botë, Premier League, ka arritur marrëveshje me të gjitha skuadrat për të pauzuar gjatë Kampionatit Botëror “Katari 2022” në datat e dhëna ditë më parë.
Kështu, pauza pritet të fillojë pas datës 12 nëntor 2022 dhe të vazhdojë deri në fund të Botërorit, që finalen e ka të paraparë të zhvillohet më 18 dhjetor.
Gjithashtu, Premier League pritet të fillojë në edicionin 2022/23 një javë më herët se zakonisht, duke startuar më 6 gusht 2022 dhe të përfundojë pak më vonë se zakonisht, në fund të majit 2023, derisa finalja e Kupës FA do të luhet në qershor 2023.
Kështu, kalendari i Premier League për 2022/23 dhe pikat për të cilat është arritur marrëveshje të të gjitha klubeve pjesëmarrëse është:
-Fillimi i stinorit, një javë më herët
-Fillimi i stinorit pritet të bëhet më 6 gusht 2022
-Sezoni të pauzojë prej datës 13 nëntor 2022
-Sezoni të vazhdojë nga “Boxing Day” 2022 (të nesërmen e Krishtlindjeve)
-Pauza do të lejojë futbollistët që të shkojnë drejt “Katar 2022”
-Sezoni do të përfundojë në maj 2023, por në javën e fundit
-Finalja e FA Kupës, të zhvendoset për qershor 2023.