KREU I FSHF
Premitë për fitore ndaj Danimarkës, afër
5 October, 2014 @16:19
Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, shpreson në fitoren e kuqezinjëve ndaj Danimarkës.
E fitorja e mundshme e Shqipërisë ndaj danezëve nuk do të mbetet pa u shpërblyer, njofton e përditshmja sportive tiranase, Panorama Sport.
“Tani ne duam tre pikë, është normale që në çdo ndeshje të synohet fitorja. Por, e rëndësishme është të mos dalësh nga loja edhe pa pikë. Çdo pikë mbi zero, quhet rezultat pozitiv,” ka thënë Duka në një intervistë për gazetën në fjalë.
Për më tepër ai ka bërë të ditur se do t’iu përgatitet një premi e bujshme futbollistëve të kombëtares në rast të fitores ndaj Danimarkës, mirëpo pa biseduar me krerët e qeverisë së vendit, ai nuk ka bërë të ditur shifrën se sa do të mund të përfitojnë lojtarët individualisht nga fitorja.
Shqipëria ndeshet me Danimarkën të shtunën që vjen në Elbasan. Dy skuadrat janë duke e kryesuar tabelën e grupit kualifikues pas fitoreve të shënuara në xhiron e parë.