I DYTI NË TABELË
City, ndez motorët në fund
4 October, 2014 @20:34
Dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë fatale për Aston Villën sonte. Përkundër se duruan presionin dhe tentuar për diçka më shumë gjatë ndeshjes, ata nuk arritën t’i bëjnë ballë kampionit aktual të Anglisë në 10 minutat e fundit të takimit.
Kanë qenë Yaya Toure dhe Sergio Aguero që u përkujdesën për golat e shënuara në fund të ndeshjes dhe për t’ia sjellur ekipit të tyre fitoren e katërt në kampionat.
Kjo fitore e ka çuar ekipin e Manuel Pellegrinit në vend të dytë të tabelës dhe tani më ata janë vetëm dy pikë larg liderit Chelsea, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS