BAYERN
Robben & Lewy të pakapshëm
4 October, 2014 @18:56
Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munchen, kaloi edhe një tjetër pengesë në Bundesligë. Bavarezët shënuan fitore të lehtë sot, pasi e mposhtën me rezultat të thellë 4-0 ekipin e Hannoverit.
Holandezi Arjen Robben dhe polaku Robert Lewandowski shkëlqyen në këtë ndeshje duke shënuar nga dy gola secili, derisa në golin e tretë të Bayernit të shënuar nga Lewandowski kishte gishtë edhe Xherdan Shaqiri, i cili ishte asistues i tij.
Shaqa takimin e filloi si titullar, kurse në minutën e 60’ ia lëshoi vendin sulmuesit Claudio Pizarro.
Bayerni vazhdon të kryesojë në radhitjen tabelare me gjithsej 17 pikë, kurse Hannoveri përsëri mbeti në 10 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.