SKENDERAJ
Ferronikeli preferon përsëri heshtjen
3 October, 2014 @17:39
Skuadra e Ferronikelit ka regjistruar ndeshjen e tretë rresht pa shënuar dhe pa pësuar asnjë gol. Ekipi nga Drenasi kësaj radhe barazoi pa gola me skuadrën e Trepçës, e cila po vazhdon të jetë në krizë të rezultateve.
Xehetarët të cilët në javën e kaluar e humbën ndeshjen kundër Prishtinës në tavolinë, nuk kanë arritur të fitojnë që nga java e tretë kur e kishin mposhtur Dritën në Mitrovicë.
Ky barazim vazhdon ta mbaj Ferronikelin në pozitën e dytë me 15 pikë, katër më pak se lideri Hajvalia, derisa Trepça mbetet në zonën e rrezikshme duke u renditur e parafundit me vetëm 7 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.