MBROJTËSI I TITULLIT
Sevilla shpëton në fund
3 October, 2014 @0:00
Sevilla ka arritur të mbrojë lidershipin në Grupin G të Europa League duke nxjerrë barazim në kohën shtesë të takimit të zhvilluar në Kantridë të Rijekës sonte.
Mesfushori korpulent senegalez, Stephane M’Bia, ka shënuar gol në minutat shtesë të takimit për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe për të mohuar fitoren e kroatëve.
Sevilla, që është fituese aktuale e Europa League, kaloi në epërsi në pjesë të parë me anë të golit të ish lojtarit të Liverpoolit, Iago Aspas.
Mirëpo, në pjesën e dytë kroatët u treguan të zjarrtë para 5 mijë tifozëve duke përmbysur rezultarin me golat e Andrej Kramaric dhe Zoran Kvrzic për 2-1.
E Sevilla përkundër se me 10 futbollistë nga minuta e 52-të ka arritur të barazojë në fund me zëvendësuesin M’Bia, për të ruajtur pozitën e liderit në grup.
Sevila me 4 pikë udhëheq Grupin G, derisa e ndjekin Standard dhe Feyenoord me 3, e Rijeka në fund më 1 pikë të vetme dhe atë të fituar sonte.