GRUPI F
Inter mposht Telin e Agollin
2 October, 2014 @23:08
Inter ka vazhduar me fitore në Europa League. Ekipi i Walter Mazzarrit sonte ka mposhtur Qarabagun e Kazakistanit, ku luajnë dyshja e kombëtares shqiptare, Admir Teli dhe Ansi Agolli.
Danilo D’Ambrosio dhe Mauro Icardi kanë shënuar për neroazzurrët në fitoren e sontme që ka përforcuar Interin në vend të parë të Grupit F të Europa League.
Dyshja Teli-Agolli kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes pjesë e ekipit të tyre, por nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë forcës së milanezëve.
Në ndeshjen tjetër të grupit, St Ettiene barazoi si vendas ndaj Dnipros pa gola, 0-0.
Qarabag më një pikë nga xhiroja e kaluar, aktualisht zë vendin e fundit të tabelës në Grupin F, pas Interit (6 pikë), St Ettienit (2 pikë) dhe Dnipros (1 pikë).