I DËNUARI
Uruguaji fton Suarezin
3 October, 2014 @11:11
Luis Suarez do të jetë në dispozicion të trajnerit të Uruguajit, Oscar Tabarez, për dy ndeshjet miqësore të ardhshme që do t’i luajnë kundër Arabisë Saudite më 10 tetor dhe tre ditë më pas kundër Omanit.
Sulmuesi i Barcelonës është ftuar për herë të parë në përfaqësuese prej se ishte dënuar pas kafshimit të Giorgio Chiellinit në ndeshjen kundër Italisë në kuadër të Kampionatit Botëror.
Suarez edhe pse ka të drejtë loje në miqësore, ai ende duhet të vuaj dënimin prej 8 ndeshjeve moslojë në ndeshjet zyrtare, që do të thotë se ai do të mungojë në Copa America që do të organizohet vitin e ardhshëm, si dhe do të mungojë në disa ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror.