OLD TRAFFORD
De Gea shpëton Manchester Unitedin, Falcao shënon
5 October, 2014 @15:03
Këndellja e vështirë e Manchester Unitedit, po vazhdon. Përkundër formës jo të mirë dhe vështirësive të mbajtjes së rezultatit, Manchester United, ka arritur që sot të nxjerrë fitore në Old Trafford ndaj Evertonit të rrezikshëm.
Përkundër se golat i shënuan transferet verore, Angel Di Maria dhe Radamel Falcao, më meritori për këtë fitore të Djajve të Kuq ka qenë portieri spanjoll, David De Gea, që ka mbrojtur një penallti në fund të pjesës së parë dhe ka pasur dy intervenime bravoroze në fund të ndeshjes, kur Leon Osman dhe Brian Oviedo tentuan të shënojnë nga tollovia e krijuar në zonë të Unitedit.
Falcao ka shënuar golin e parë të Premier League për Manchester Unitedin në Old Trafford sot, derisa ekipi i tij i ri ka arritur që të dalë për herë të parë në TOP 4 ekipet e Anglisë, përkundër se ka ende ndeshje të pazhvilluara në këtë xhiro.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS