REDI JUPI - PAS NDESHJES
Presioni ndikoi
25 March, 2016 @15:19
Nuk është treguar të jetë i kënaqur me lojën e ekipit që e drejton, ndërsa ka thënë se këtu ka ndikuar edhe presioni i madh nga mediat.
Kjo ka qenë shkurt ajo që trajneri i Shqipërisë U21, Redi Jupi, ka thënë pas ndeshjes ku shpresat kuqezi barazuan ndaj bashkëmoshatarëve grek dje.
“Nuk është se jam i kënaqur me lojën që e bëmë, por kjo është edhe meritë e kundërshtarit. Është krijuar njëfarë presioni, por e dimë të gjithë se këta lojtarë kanë potencial,” ka thënë Jupi pas ndeshjes për TVSH-në.