NË KUJTIM TË LEGJENDËS
Do të ndalet ndeshja në minutën e 14
25 March, 2016 @14:35
Përballja miqësore ndërmjet Holandës dhe Francës që zhvillohet sonte në Amsterdam Arena në shenjë respekti ndaj legjendës Johan Cruyff do të pushojë në minutën e 14, në shenjë respekti për futbollistin që ndërroi jetë dje në moshën 68 vjeçare nga kanceri.
Njoftimin e ka dhënë Federata e Futbollit të Holandës (KNVB) sot, ndërsa lojtarët e të dyja palëve do të kenë shirita të zi në krah për të shprehur ngushëllimin ndaj “14”-shes legjendare të Holandës.
Gjithashtu, para se të fillojë ndeshja do të mbahet një minutë heshje për nder të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel që ndodhi ditë më parë dhe morri jetërat e 34 njerëzve.