MENDIMET
Rashica e Çekiçi me nota kaluese, Manaj jo
25 March, 2016 @15:08
Vetëm Milot Rashica dhe Endri Çekiçi kanë marrë nota kaluese nga analizat e mediave shqiptare pas ndeshjes kualifikuese të shpresave Shqipëria U21 - Greqia U21.
“Rashica dhe Çekiçi nuk mjaftuan, ndërsa Manaj thuajse nuk ishte në ndeshje. Sulmuesi i Interit u markua rreptë nga grekët dhe ishte thuajse i padukshëm në ndeshje, kurse Rashica, Çekiçi dhe Latifi më shumë tentuan nga distanca që nuk solli fryt,” ka shkruar Panorama sot.