Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - LLAPI

Prishtina fiton miqësoren përballë Llapit

Prishtina fiton miqësoren përballë Llapit


12 June, 2021 @20:23

Prishtina ka fituar miqësoren përballë Llapit, e cila u zhvillua sot në Gjakovë në kuadër të përgatitjeve të të dyja skuadrave për garat ndërkombëtare.

Bardhekaltërit këtë ndeshje e fituan me rezultat 3-1.

Goli i parë i Prishtinës erdhi nga transferi i ri, Bleart Tolaj, ndërsa më pas rezultatin e barazoi braziliani Firmino.

Në pjesën e dytë, në skenë doli sulmuesi i Prishtinës, Oto John, i cili me dy gola e vulosi fatin e ndeshjes.

Prishtina pas katër ditësh në Gjakovë do ta zhvillojë edhe një tjetër miqësore përballë kampionies së Maqedonisë Veriore, Shkëndijës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga