Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

Prishtina frikëson me statistika para finales

Prishtina frikëson me statistika para finales


28 July, 2020 @16:53

Skuadra e Prishtinës para pak çastesh ka lëshuar një njoftim statistikor në faqen e saj të Facebookut, ku bën të ditur numrin e madh të Kupave të Kosovës të fituara përgjatë historisë.

Me këtë postim, Prishtina si duket tenton të tregojë forcën që e ka në këtë garë dhe padyshim se e kërkon përsëri këtë stinor, pasi që ky është opcioni i vetëm për të siguruar garat ndërkombëtare, përkatësisht Europa League.

Kujtojmë, Prishtina është skuadra e vetme e deri tash në Superligë që çdo stinor ka siguruar dalje në garat evropiane, edhe pse asnjëherë në Champiopns League.

Përndryshe Prishtina nga 10 finalet e zhvilluara në Kupë të Kosovës, shtatë herë e ka fituar atë.

Bardhekaltërit kanë luajtur finale në këto vite, sipas radhës:

93/94 Prishtina 2-1 Vëllaznimi;
94/95 Prishtina 1-0 Dukagjini;
02/03 KEK 3-1 Prishtina;
05/06 Prishtina 1-1 Drenica (5-4 pen);
08/09 Hysi 2-1 Prishtina;
10/11 Besa 2-1 Prishtina;
12/13 Prishtina 1-1 Ferizaj (4-3 pen);
15/16 Prishtina 2-1 Drita
17/18 Prishtina 1-1 Vëllaznimi (5-4 pen);
19/20 Ballkani x-x Prishtina

Prej të cilave Kupën e ka fituar me trajnerët, radhazi sipas viteve: Jusuf Tortoshi, Burim Hatipi, Ramiz Krasniqi, Afrim Tovërlani, Fadil Berisha dhe Mirel Josa.

Ndërsa e ka humbur finalen sipas radhës me: Ajet Shoshollin, Afrim Tovërlanin dhe Ramiz Krasniqin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga