PARAKUALIFIKIMET

Pamje nga stërvitja e fundit e Prishtinës para përballjes debutuese në Ligë të Kampionëve/ Foto: prishtinafc.com
Prishtina gati për Ligën e Kampionëve
21 June, 2021 @23:40
Një ditë para ndeshjes së parë të turit parakualifikues ndaj kampionit të San Marinos Folgore, futbollistët e Prishtinës duket se janë gati për të bërë hapin e parë në këtë garë në histori të klubit.
Bardhekaltërit kanë mbajtur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet nesër mbrëma me fillim prej orës 20:00 në Elbasan Arena të Elbasanit.
Dy mungesa janë të theksuara te Prishtina për përballjen e nesërme, Leonit Abazi dhe Samuel Mone - që të dy të lënduar. Ndërsa Leotrim Bekteshi i suspenduar me kartonë dhe Tolaj, ky i fundit i palicensuar për gara ndërkombëtare, nuk do të jenë pjesë e skuadrës gjithashtu, por kanë stërvitur me ekipin sot.