KRYEQYTET
Prishtina humb hapin me liderin
16 May, 2015 @17:58
Skuadra e Ramiz Krasniqit, më në fund është ndalur. Prishtina nuk ka arritur që të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Trepçës’89 që po drejtohet nga ish trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani.
Të dyja skuadrat kanë pasur rastet e tyre gjatë ndeshjes, por pa sukses.
Enes Manxholli i Trepçës’89 ka bërë disa pritje të mira për të mbajtur portën e ekipit të paprekur, derisa në anën tjetër, Blerand Kurtishaj kryesisht, ka rrezikuar portën e vendasve.
Në fund, pas vazhdimit të ndeshjes me katër minuta shtesë, Prishtina nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj ekipit mitrovicas për të mbetur tanimë 5 pikë larg liderit, Ferronikeli.