Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 4-2 MALISHEVA

Prishtina kryen punë në pjesë të parë

Prishtina kryen punë në pjesë të parë


14 September, 2022 @17:20

Prishtina ka dalë në vendin e tretë të renditjes tabelare të Superligës me fitore të shpejt të realizuar ndaj Malishevës sot.

Fitore të shpejtë, pasi që bardhekaltërit kanë shkëlqyer në pjesë të parë, duke shënuar katër herë në portën e kundërshtarit, për të mos lënë dilema, por edhe mundësi për një rikthim befasues të ekipit malishevas.

Prishtina mposhti Malishevën, 4-2. Prishtina 4-2 Malisheva [Mendurim Hoti 3, Kreshnik Uka 27, Endrit Krasniqi 34 pen., Kushtrim Gashi 45+2 - Alban Shillova 39 pen., Fiton Hajdari 85].

TABELA AKTUALE

Protagonist kryesor, kapiteni i bardhekaltërve Endrit Krasniqi, që asistoi dy herë dhe shënoi një herë në fitoren e ekipit të tij, për të dalë në vend të tretë të renditjes tabelare me ndeshje më tepër të zhvilluar.

Marclei Santos asistoi te goli i dytë i Prishtinës, ndërsa në pjesë të dytë kryesisht topi u mbajt, vetëmse Fiton Hajdari shënoi 5 minuta para fundit të lojës, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Malisheva luajti futboll të mirë në pjesë të dytë, por nuk kishte mundësi karshi Prishtinës së disponuar për të bërë më tepër dhe humbja e tretë sezonale qe e pashmangshme për ekipin e Arsim Thaçit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga