BARDHEKALTËRIT
Prishtina kthen Krasniqin
3 July, 2015 @12:28
Besnik Krasniqi kthehet te Prishtina.
Ish kampionia e Kosovës ka bërë të ditur lajmin se mesfushori i dikurshëm i tyre, që bëri karrierë në Kategorinë Superiore shqiptare dhe stinorin që shkoi u rikthye në Kosovë duke luajtur për Istogun, i është ribashkuar ekipit.
Vazhdojnë me 3 lojtarë
Bardhekaltërit të drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë vazhduar gjithashtu kontratat me disa lojtarë në skuadër. Liridon Kukaj, Driton Krasniqi dhe Ahmet Haliti - kanë vazhduar kontratat me Prishtinën, derisa në ditët në vijim pritet që një gjë të tillë të bëj edhe mesfushori dhe 4 herë lojtari më i mirë i Superligës, Mentor Zhdrella.
Golat
Besnik Krasniqi që luajti për Istogun në pranverë të stinorit 2014/15 ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës nga Bjeshkët e Nemuna, duke shënuar 5 gola si dhe duke treguar lojëra të mira thuajse në çdo ndeshje të kampionatit.