DREJT SPANJËS
Sevilla merr synimin e Liverpoolit dhe Tottenhamit
3 July, 2015 @9:00
Mesfushori ofanziv i Dnipros, Yevhen Konoplyanka, do të bëhet lojtar më i ri i Sevillës brenda ditës.
Ukrainasi 25 vjeçar shkëlqeu stinorin që shkoi me Dnipron duke arritur finalen e Europa League, ndërsa fituesi i trofeut të kësaj gare e pret sot lojtarin në fjalë për teste mjekësore.
Konoplyanka ka qenë synim i Liverpoolit dhe Tottenhamit më parë, por largimi i Carlos Baccas për në Milan, ka bërë që Andaluzianët të reagojnë shpejtë dhe fuqishëm për të siguruar lojtarin e talentuar që ka shënuar 7 gola në stinorin e kaluar të elitës ukrainase të futbollit.