SHKËNDIJA
Ka edhe 90 minuta tjera
2 July, 2015 @23:49
Shkëndija ka barazuar në fund, për të mbyll ndeshjen e parë ndaj Aberdeenit me rezultat 1-1.
Ekipi tetovar ka luajtur një lojë shumë të mirë përgjatë 90 minutave, por goli assesi të vinte.
E rregulli i pashkruar i dënoi tetovarët kur mysafirët skocez shënuan 11 minuta para fundit të ndeshjes.
Sidoqoftë, përmes Hristjan Kirovskit, Shkëndija barazoi dhe tentoi edhe më tepër në shumë, që nuk e arriti.
Pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro, që erdhi nga Partizani i Tiranës te Shkëndija, ka thënë se përkundër që Aberdeen është ekipi i fortë, kuqezinjtë tentuan dhe ende nuk ka përfunduar asgjë.
Thuajse të njejtën gjë e ka thënë edhe Ferhan Hasani që arriti nga Brondby disa ditë më parë.
“Bëhet fjalë për 180 minuta lojë. Ende nuk ka përfunduar asgjë. Jemi të qetë dhe të bindur se do t’ia arrijmë qëllimit,” ka thënë ai.
Në javën tjetër, Shkëndija udhëton drejt Skocisë për zhvillimin e ndeshjes kthyese ndaj Aberdeenit në Pittodrie Stadium të ekipit në fjalë.
Video
Nga konferenca për shtyp, pas ndeshjes Shkëndija - Aberdeen