Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KTHIM TE FITORET

Prishtina, lehtë ndaj Besës

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina, lehtë ndaj Besës


12 October, 2013 @18:09

Prishtina është këndellur sot pas humbjes ndaj Drenicës në xhiron e kaluar. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit i janë shfryer Besës së Pejës, të cilët i kanë mposhtur lehtë me rezultat të thellë 3-0. 

Prishtinasit shënuan dy herë në 11 minutat e para të ndeshjes dhe prej atij momenti, më nuk kishte dilemë për fituesin e ndeshjes, por vetëm për rezultatin përfundimtar të saj. 

Berat Hyseni me dy gola dhe Gentrit Begolli me një kanë përfunduar ndeshjen me golat e tyre në pjesën e parë, në të mirë të Prishtinës, derisa pjesa e dytë ishte krejtësisht monotone. 

Me fitore, Prishtina arrin në vendin e tretë, derisa Besa mbetet në të tetin vend ende. 

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga