Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA 0-3 PRISHTINA

Prishtina lehtë ndaj Ulpianës së rënë, e treta në katër ndeshjet e fundit

Prishtina lehtë ndaj Ulpianës së rënë, e treta në katër ndeshjet e fundit


8 May, 2022 @16:49

Prishtina ka arritur të shënojë fitore të pritur dhe të lehtë ndaj Ulpianës së drejtuar nga Fadil Ademi, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 0-3.

Ulpiana, që tashmë është e konfirmuar për rënie nga Superliga dhe pjesëmarrje në Ligën e Parë stinorin tjetër, pa motiv, ka kaluar ndeshjen e radhës të stinorit pa i dhënë shumë dhe këtë e kanë shfrytëzuar djelmoshat e drejtuar nga Abdulah Ibrakovic, për t’i kaluar lehtë, Ulpiana 0-3 Prishtina [ Leonit Abazi 32, Sadam Sulley 53, 71].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit të Prishtinës në Superligë, derisa ekipi po stabilizohet në mes të renditjes, duke humbur Evropën për herë të parë që prej UEFA-ja pranon skuadrat kosovare për pjesëmarrje në garat e saj.

Kujtojmë, kjo është gjithashtu hera e parë që Prishtina nuk është licensuar për gara ndërkombëtare, pasi që s’ka të kryera të gjitha pagesat për lojtarët e saj.

Për të bërë gjithçka edhe më të vështirë për Prishtinën është përkujdesur edhe golashënuesi i tyre nigerian, Otto John, që është 30 ditë në paraburgim për dyshime trafikimi me njerëz!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga