PRISHTINA-LLAPI

Foto: FC Prishtina
Prishtina marshon drejt finales
27 April, 2016 @17:06
Skuadra e cila po kalon ditë të vështira në Superligë, Prishtina, po tregon fytyrë krejtësisht tjetër në ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Ekipi bardhekaltër sot shënoi fitore me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, duke bërë një hap të madh drejt finales.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën 68’ me golin e Armend Thaqit, i cili shënoi pas asistimit të Labinot Osmanit.
Ky i fundit e dyfishoi epërsinë nëntë minuta më vonë nga penalltia, derisa në minutën 90’ shënoi edhe njëherë për ta vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.