Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Prishtina me fitore bindëse ndaj polakëve të Korona Kielce

Prishtina me fitore bindëse ndaj polakëve të Korona Kielce


31 January, 2021 @15:32

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore sot në ndeshjen kontrolluese të fundit në Antalya të Turqisë.

Bardhekaltërit e mposhtën skuadrën polake Korona Kielce me rezultat bindës, 3-0, skuadër kjo e cila garon në kategorinë e dytë të Polonisë.

Golat e fitores për Prishtinën u shënuan nga Muça (4’, 22’) dhe Boshnjaku (39’).

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese e Prishtinës në Antalya të Turqisë.

Ekipi e filloi ndeshjen me këtë formacion: Nika; B. Krasniqi, Dellova, Muça, Bekteshi; Boshnjaku, Zyba, Abazi, Prapashtica; Kryeziu, Shillova.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga