SHORTI I RAUNDIT TË PARË

Prishtina mëson kundërshtarin potencial të raundit të parë
15 June, 2021 @12:21
Pas tërheqjes së shortit sot në Nyon të Zvicrës, kampionja e Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin potencial, që do t’i mund t’i dalin përpara, nëse e fiton raundin parakualifikues.
Kampioni hungarez, Ferencvaros do të jetë kundërshtar i Prishtinës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në raundin e parë zhvillohen dy ndeshje, vajte-ardhje dhe zhvillohen më 6/7 korrik e para dhe 13/14 korrik e dyta. Ferencvaros është vendase në ndeshjen e parë.