KISHNICË
Prishtina mposht Hajvalinë në derbi
19 October, 2014 @15:44
Prishtina ka arritur të fitojë derbin e xhiros në Superligë ndaj Hajvalisë si mysafir.
Ekipi i Bylbyl Sokolit ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në Superligë, që nga nisma e kampionatit, duke e mposhtur sot Hajvalinë, që sipas lojës së treguar dukej më e mirë.
Sidoqoftë, me disa faulle në mbrojtje, lideri ka pësuar nga penalltitë, që i ekzekutoi Azem Ahmeti.
Në fund, kur Hajvalia sulmoi për barazim, pësoi edhe njëherë nga Florim Berbatovci, që shënoi për 1-3, derisa në shtesa, Enis Zabërgja uli epërsinë në 2-3 për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Prishtina me këtë fitore kërcen në vend të katërt të tabelës, derisa Trepça’89 nëse arrin fitore nesër në derbi ndaj Trepçës, do të rrëzojë Hajvalinë nga froni i Superligës.
Të dyja skuadrat pjesën më të madhe të ndeshjes e luajtën me nga dhjetë futbollistë pasi që Liridon Leci i Hajvalisë dhe Viktor Kuka i Prishtinës u skuqën, ndërkaq krejt në fund edhe Arben Zhjeqi i Hajvalisë morri kartonin e dytë të verdhë, për të përfunduar lideri me 9 lojtarë në fushë ndeshjen.