ARTEMIO FRANCHI
Lazio fiton pa shqiptarë
19 October, 2014 @14:59
Skuadra romake ku luajnë tre shqiptarë, Lorik Cana, Etrit Berisha e Thoma Strakosha, Lazio, ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme sot në mysafirllëkun në Artemio Franchi.
Ata mposhtën Fiorentinën e Vicenzo Montellës, 0-2, derisa asnjëri nga shqiptarët në ekip nuk u paraqit në ndeshje.
Cana është i supenduar për shkak të kartonëve, derisa dy portierët Berisha e Strakosha ngrohën bankën rezervë në ndeshjen ku shënoi sulmuesi i Serbisë, Filip Dordevic dhe boshnjaku Senad Lulic.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS