STAMBOLL
Projektilët e Sneijderit vendosin derbin turk
18 October, 2014 @20:03
Galatasaray i udhëhequr nga ish trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, ka arritur që të shënojë fitore në derbin e madh të Turqisë, ndaj Fenerbahçes, 2-1.
Ndeshja që cilësohet si një ndër derbit më të zjarrtë në botë, ka dhënë fituesin në minutat e fundit të takimit, kur mesfushori holandez Wesley Sneijder shënoi dy gola, të bukura, brenda 2 minutave për epërsinë 2-0 të luanëve të Stambollit.
E në minutat shtesë përkundër se kanarinat vrapuan, ata arritën vetëm të përcaktojnë rezultatin final të ndeshjes, me anë të golit të Alper Potuk, që shënoi për 2-1.
Fenerbahçe nga minuta e 53-të e takimit ka luajtur me një lojtar më pak pasi që reprezentuesi portugez, Bruno Alves, është përjashtuar me karton të kuq.
Golat e sontëm kanë çuar në 3 golat e Sneijderit në Superligën turke, derisa me këtë fitore Galatasaray kalon në pozitën e liderit, me një ndeshje më shumë sesa Besiktasi i Slaven Bilicit.
Fenerbahçe ka përjetuar humbjen e dytë të stinorit në gjashtë xhirot e para të kampionatit.