Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Prishtina mposhtet në miqësore përballë ekipit rus

Prishtina mposhtet në miqësore përballë ekipit rus


26 January, 2021 @18:44

Skuadra e Prishtinës ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Antalya të Turqisë.

Pas fitores në Superkupë, bardhekaltërit u përballën me skuadrën e kategorisë së dytë të Rusisë, Chaika Peschanokopskoe.

Ekipi kundërshtar fitoi me rezultat minimal, 1-0, me golin e mesfushorit Vasili Aleynikov.

Ndeshja për pak sa nuk u anulua, për shkak të të reshurave të mëdha të shiut, për çka u deshtë të zhvendosej në fushën e dytë të kompleksit të hotelit “Titanic” në Belek.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga