Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE PRELIMINARY ROUND

Prishtina në Europa League, sonte ndeshja e parë

Prishtina në Europa League, sonte ndeshja e parë


27 June, 2019 @8:52

Me fillim nga ora 20:45, sonte skuadra e Prishtinës zhvillon ndeshjen e parë të raundit preliminar të Europa League.

Nënkampioni i Kosovës në futboll sonte e luan takimin e parë ndaj skuadrës St.Joseph’s nga Gjibraltari, derisa ndeshja kthyese do të zhvillohet më 2 korrik në Gjibraltar.

Takimi i sontëm zhvillohet në “Fadil Vokrri”, derisa biletat për këtë takim janë në shitje gjatë ditës së sotme në pikat shitëse rreth stadiumit.

Çmimet e biletave:

Tribuna veriore: 3 euro.
Tribuna lindore: 5 euro.
Tribuna perëndimore: 8 euro.
Tribuna VIP: 15 euro.

Sipas faqes zyrtare të klubit kryeqytetas, për shkak të mungesës së licensave mungojnë Januzi e Bardhoku, derisa në dyshim për shkak të lëndimeve janë Khalid e Korenica.

Kujtojmë që sipas shortit, nëse Prishtina e kalon këtë fazë, në fazën tjetër kualifikuese do të ndeshet me skuadrën e Rangers nga Skocia.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga