FERONIKELI - PRISHTINA
Prishtina në gjysmëfinale pas penalltive
17 March, 2021 @15:20
Skuadra e Prishtinës i është hakmarrë Feronikelit për humbjen e fundit në Superligë.
Bardhekaltërit arritën ta mposhtin ekipin nga Drenasi nëpërmjet penalltive, për të arritur gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës.
Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundon me rezultat pa gola, 0-0, ndërsa as pas dy vazhdimeve 15 minutëshe nuk pati asnjë gol.
Në tentimet nga penalltia, Prishtina u tregua më e saktë duke fituar me rezultat 4-2, me golat e Besnik Krasniqit, Tun Bardhokut, Lumbardh Dellovës dhe Sabien Lilajt, derisa te Nikli të saktë ishin Marko Simonovski dhe Argjend Malaj. Ndërkaq të pasaktë ishin Endrit Krasniqi për Prishtinën dhe Carioca (goditje në shtyllë) e Bojku (aut) për Feronikelin.
Trajneri i Feronikelit Klodian Duro, pak para penalltive bëri një ndërim taktik duke e zëvendësuar portierin Florjan Smakiqi me poriterin më me përvojë, Ilir Avdyli, por në fund ky ndërrim nuk doli të jetë i qëlluar për Niklin.
Goditjet e penalltive: