TURNEU I PAVARËSISË

BOROZANI/ Erdis Driza
Prishtina në Vlorë për pavarësi
26 November, 2013 @22:16
Përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori, nuk do të kalojë as sivjet pa aktivitete sportive.
Kështu, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të mbahet turneu i pestë me radhë i “Kupës së Pavarësisë”.
Përveç nikoqirit të këtij turneu, Flamurtarit nga Vlora, pjesëmarrës edhe skuadra e Prishtinës, Shkëndija e Tetovës dhe Otranti i Ulqinit.
Turneu do të jetë një ditor dhe ndeshjet do të zhvillohen nga 45 minuta.
Kampionja aktuale e Kosovës, e cila vitin e kaluar ishte mposhtur në finale pas ekzekutimit të penalltive nga Shkëndija e Tetovës, nëpërmjet faqes zyrtare të saj ka njoftuar se nesër në mëngjes do të niset për në Vlorë.
FAKT:
Katër skuadra shqiptare nga katër shtete të rajonit (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi) do të jenë pjesëmarrëse në turneun mbarëkombëtar "Kupa e Pavarësisë" |