ANALIZË

REUTERS
Arsenali është Man Utd i ri
25 November, 2013 @10:36
Lideri i Premier League, Arsenal, është emëruar Manchester United i ri nga analistët britanik të futbollit, pas fitores së kësaj javë në Emirates ndaj Southamptonit.
Ku u bazuan analistët për të thënë kështu?
Në 20 vitet e fundit të gjithë përcjellësit e Premier League kanë qenë dëshmitarë të ekipeve që dridheshin para Manchester Unitedit. Kundërshtarët pranon gola të çuditshëm, dështonin nga rastet ideale, humbnin koncenrtrimin në minutat e fundit dhe gjithsesi në fund dilnin nga fusha kokëulur, pa marrë asnjë pikë.
E tash duket se Arsenali ka arritur në këtë pikë. Vetë prezenca e lojtarëve të Arsenalit në fushë po i bën kundërshtarët të humbin mendjen. Fitorja e nëntë e tyre erdhi pikërisht nga ky fakt. Të parën e bëri portieri i Southamptonit, Artur Boruc, që është portier me përvojë dhe tentoi ta driblonte një golashënues të klasit botëror si Olivier Giroud.
Të dytën mbrojtësi Jose Fonte, që ia dha penalltinë Arsenalit në minutat e fundit të takimit. Kjo i bie që Arsenalit fitorja i erdhi 100% nga kundërshtari, e topçinjtë këtë stinor nuk mendojnë shumë pranë dhuratave të tilla.
Ka kaluar një dekadë prej se Arsenali ishte gjithçka në Premier League. Të pamposhturit e stinorit 2003/04 kanë qenë të famshëm për lojën e tyre atëherë, pastaj erdhi rënia e madhe… Por si duket ekipi i Arsene Wengerit ka zbuluar një cilësi Fergusoneske këtë stinor dhe po shkon me hapa të sigurta përpara. (pitchside)