PRINCIPATA

Monaco vazhdon ndjekjen
24 November, 2013 @23:23
Monaco ka mbetur në garë për të përcjellur Paris St Germainin dhe Lillein kryesues duke shënuar fitore të madhe në mysafirllëk te Nantesi i papërshtatshëm.
Golin e vetëm dhe të fitores së ekipit nga principata e ka shënuar marokeni Mounir Obbadi në minutën e 70-të të ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e tetë e Monacos në stinor, derisa është vërejtur një rënie në formë e sulmuesit më të mirë të tyre Radamel Falcao që u pa i arsyeshëm të zëvendësohet nga trajneri Claudio Ranieri.
Monaco vazhdon të jetë e treta në klasifikim të Ligue 1, por me vetëm një pikë më pak se Lille dhe 5 më pak se lideri dhe kampioni aktual, Paris St Germain.